Studim

January 18, 2019 | 14:56

Studim / Mjekët dhe infermierët janë punonjësit më të rrezikuar nga dhuna

“Punonjësit e shëndetësisë janë 16 herë më shumë në rrezik dhune se punëtorët e tjerë” dhe në veçanti “departamentet e emergjencave, dhe kryesisht infermierët, ka gjasa të vuajnë sjellje të dhunshme”. Një raport  i prezantuar në Komitetin Shëndetësor të Senatit italian nga presidenti i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë Emergjente Urgjente (Simeu), Francesco Rocco Pugliese bëri publik gjetjet.

Për fat të keq, tha Pugliese, fenomeni është krejtësisht i panjohur, pasi normalisht denoncohen vetëm agresioneve nga ata që paraqiten me lëndime të rënda. Por edhe për faktin se operatorët kanë rritur varësinë e agresionit, sidomos verbal, që ata e konsiderojnë si pjesë të punës së tyre.

Sipas raportit të shoqatës italiane ndjenja e dorëheqjes dhe frustrimit mbizotëron tek stafi mjekësor. Menaxhimi i fenomenit, për SIMEU, duhet të jetë nëpërmjet ndërhyrjeve në mjedis, operatorëve, medias dhe legjislacioninit. Gjithashtu duhet zgjidhur problemi i mbipopullimit në dhoma.

Pritja, mungesa e mundësive të komunikimit dhe kohëve të reduktuara të ndihmës kanë përkeqësuar situatën e dhunës tek stafet mjekësore.  Mjekët duhet të trajnohen për të mësuar teknika për menaxhimin e pacientëve të vështirë.

 

Burimi / intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top