Edhe pse përfundimet e studimeve ndryshojnë, e përgjithshmja është se 60% e burrave dhe 45% e grave do të tradhtojnë në një moment të caktuar të martesës së tyre.
Arsyet se pse njerëzit tradhtojnë partnerët e tyre janë të ndryshme: disa e pëlqejnë aktin e mashtrimit, disa të tjerë mërziten nga martesa apo ndjehen seksualisht e emocionalisht të injoruar nga partnerët e tyre.
Sipas një studimi të Universitetit të New Hampshire, burrat janë për 7% më të prirur se gratë që të tradhtojnë në çift. Për burrat, piku i moshës për tradhti është mosha 55 vjeçare.
Ndërsa pabesia e grave ndodh 10-të vjet më herët, në moshën 45 vjeçare. Pas kësaj moshe, trendet e tradhtisë fillojnë të bien.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.