Studim

January 26, 2019 | 10:50

Studim / Mungesa e gjumit shkakton dëme në ADN

Kushtojini rëndësi gjumit dhe sidomos orëve kur qetësoheni. Një studim i fundit kryer nga Universiteti në Hong Kong ka zbuluar se mungesa e gjumit mund të ndikojë edhe tek gjenet tona dhe për më tepër mund të shkaktojë dëme në ADN-në tonë.

Në analizën e kryer nga specialistë kinezë u morën në studim 49 mjekë. Prej tyre u morën mostra gjaku dhe u analizuan në momente të ndryshme edhe pas turneve të natës. Pas analizimit të të dhënave u vërtetua se aktiviteti i gjeneve që shërbenin për prodhimin e proteinave dhe funksionimin e ADN-së zvogëlohej tek ata mjekë që punon gjatë natës. Dhe për më tepër dëmet në ADN rriteshin edhe pas vetëm një natë të kaluar zgjuar.

E pikërisht dëmtimi i ADN-së vinte për shkak të mungesës së gjumit. Një fakt i tillë mund të shpjegojë edhe rrezikun e nisjes së shumë sëmundjeve si për shembull diabeti, patologjitë neurologjike por edhe ato kardiovaskulare.

“Rezultatet treguan qartë edhe mjafton edhe një natë pa gjumë dhe mund të ndikojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike” nënvizuan mjekët e studimit.

Specialistët besojnë se analiza e ndërmarrë do t’i ndihmojë ata të studiojnë edhe më shumë evoluimin e AND-së dhe sesi mund të ndryshojë mënyra sesi ne punojmë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top