Studim

June 12, 2019 | 12:11

Studim / Mungesa e gjumit tek fëmijët rrit rrezikun e prekjes nga obeziteti

Mijëra fëmijë nuk janë duke fjetur mjaftueshëm dhe vazhdimisht po i rrisin vetes rrezikun për mbipeshë. Anketimi i kryer nga Fondacioni i Nutricionit Britanik (BNF) me më shumë se 6,000 fëmijë ka zbuluar se 32% e nxënësve të shkollës fillore dhe 70% e shkollës së mesme flenë më pak se nëntë orë gjumë në natë, ndërkohë që nëntë orë është sasia e rekomanduar.

Gjysma e atyre të shkollës së mesme gjithashtu kanë raportuar se u del gjumi të paktën një herë gjatë natës. Anketimi ka analizuar edhe zakonet e konsumimit të ushqimit të këtyre fëmijëve dhe ka zbuluar se një pjesë e nxënësve të shkollës së mesme dhe 1 në 10 nxënës të shkollës fillore nuk hanë mëngjes si pasojë e problemeve me gjumin.

Kështu, shumica e tyre kanë mungesë të vlerave esenciale ushqyese sepse vetëm 18% e nxënësve të shkollës së mesme kanë raportuar se konsumojnë fruta ose perime si pjesë e vaktit të parë të ditës. 59% e nxënësve të shkollës së mesme dhe 49% të shkollës fillore kanë thënë se përdorin pajisje elektronike para se të flenë, ndërkaq kjo i ka bërë shkencëtarët të besojnë se pajisjet elektronike janë shkaku cilësisë së dobët të gjumit.

Mungesa dhe cilësia e dobët e gjumit kanë ndikim negativ në mënyrën se si të rinjtë ushqehen sepse priren të konsumojnë më shumë kalori dhe më shumë ushqime të pashëndetshme. Vlen të përmendet se edhe studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e gjumit ju bën më të dobët fizikisht dhe më të rrezikuar nga mbipesha.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top