Mungesa e vitaminës D në lindje është e lidhur me një rrezik të skizofrenisë: 8% e rasteve i referohen këtij problemi në moshën e të sapolindurve. Autorët e një studimi nga universitetet e Queensland dhe Aarhus, thonë se mungesa e vitaminës D është e lidhur me një rritje prej 44% të rrezikut të skizofrenisë.
Një sëmundje mendore
Skizofrenia tregon një grup sëmundjesh mendore të karakterizuara nga simptoma të tilla si halucinacione, vizione dhe deficitet njohëse. Studimi përfshiu 2,602 individë: pacientët skizofrenikë u krahasuan me individë të shëndetshëm dhe ajo që u vu re ishte se tek të parët kishte një mungesë të theksuar të vitaminës D.
Thelbësore për zhvillimin e fetusit
Ndërsa zhvillimi i fetusit varet tërësisht nga nivelet e nënës për të marrë vitaminën D, rezultatet sugjerojnë se marrja e kësaj vitamine mund të parandalojë shumë raste të skizofrenisë, në një mënyrë të krahasueshme me acidin folik në shtatzëni i cili parandalon deformimin e shtyllës kurrizore.
Suplementet në 12 muajt e parë
Ekspertët rekomandojnë suplemente me vitaminë D për të gjithë të sapolindurit gjatë gjithë vitit të parë të jetës, pavarësisht nëse fëmija ushqehet apo jo me gji. Në të vërtetë, as qumështi i nënës as formula (edhe nëse shtohet) nuk arrijnë të përmbushin nevojat e përditshme të vitaminës D. Për ta arritur atë, duhet të konsumoni një litër qumësht formulë në ditë, sasi të cilën fëmija e arrin vetëm kur është afër ndërprerjes së qumështit.
Mungesa ndodhet tek një në dy fëmijë
Sot defiçenca e vitaminës D, një gjendje që vjen nga pamjaftueshmëria e deri tek mungesa e vitaminës D, prek më shumë se një në dy fëmijë, sidomos ata të sapolindurit dhe ata në adoleshencë, ku arrin 70% të fëmijëve të prekur. Faktori i parë i rrezikut është ekspozimi i ulët diellor (dhe burimi kryesor i furnizimit me vitaminë D). Në fakt, trupi ynë e prodhon atë përmes sintezës së lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.