Fëmijët astmatikë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuar që të përjetojnë sulme të fuqishme astmatike. Kështu sugjeron një studimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Harvardit.
Duke ndjekur 1.000 fëmijë me astmë, për një periudhë katërvjeçare, hulumtuesit kanë vërejtur se mungesa e vitaminës D është e lidhur me një shtim prej 50% të rrezikut për sulme astmatike të cilat kërkojnë menjëherë ndërhyrje mjekësore. Në studimin e publikuar në revistën Journal of Allergy & Clinical Immunology, shkencëtarët thonë se fëmijët astmatikë me nivel normal të kësaj vitamine, kishin pasur sulme më të lehta.
Autorët e studimit këtë e shpjegojnë me mundësinë e ndikimit të vitaminës D në funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kësaj vitamine me anë të veprimit të hormoneve steroide anti-inflamatore. Vitamina D në mënyrë natyrore sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit në diell, ndërsa është e pranishme dhe në disa ushqime, si peshku dhe qumështi.
Pa dyshim, dieta luan rol të rëndësishëm pasi marrja e ushqimeve me magnez; si spinaqi apo fasulet, të cilat bëjnë të mundur funksionin optimal të vitaminës D. Marrja e mjaftueshme e vitaminës D në fëmijëri mund të rezultojë një investim i shkëlqyer për shëndetin tuaj në vitet në vazhdim.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.