Studim

February 1, 2019 | 10:44

Studim / Muzika e Ed Sheeran i bën fëmijët të ndihen mirë dhe të lumtur

Ed, Little Mix dhe Stormzy janë artistët më të dashur në mesin e fëmijëve të moshave 7 deri në 17 vjeç, sipas një raporti të ri mbi muzikën dhe mirëqenien. Sondazhi i 1001 fëmijëve në Angli u botua nga Youth Music, një organizatë bamirëse që investon në projektet muzikore për të rinjtë.

Katër në 10 nga të anketuarit thanë se muzika i bënte të ndiheshin mirë dhe 85% thanë se i bënte të ndiheshin më të lumtur. “Të rinjtë po e përdorin muzikën si një mekanizëm përballues ku mbështesin mirëqenien e tyre personale,”-tha Matt Griffiths, nga organizata bamirëse.

Rreth 64% e të anketuarve thanë se mendojnë se janë muzikantë, nga 48% në vitin 2006. Sipas hulumtimit, të rinjtë e duan muzikën për të kaluar kohën e lirë, së bashku me lojërat.

Raporti gjithashtu sugjeroi që procesi kreativ i të bërit muzikë ka një ndikim më të thellë sesa të dëgjuarit muzikë.

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top