Studim

February 4, 2019 | 11:57

Studim / Nënat me dy fëmijë dhe orar të plotë pune janë 40% më të stresuara

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se nënat me dy fëmijë dhe një punë me orar të plotë kanë nivele më të larta stresi. Ekipi i hulumtuesve anglezë ka analizuar të dhënat e më shumë se 6,000 individëve dhe studimi është publikuar në revistën ‘Sociology’.

Ata kanë marrë informacione të ndryshme, duke përfshirë jetën profesionale të pjesëmarrësve, nivelet e hormoneve, shtypjen e gjakut dhe përvojat me stresin. Sipas zbulimeve të tyre, nivelet e përgjithshme të hormoneve që ndërlidhen me stresin kronik janë 40% më të larta te femrat që kanë dy fëmijë dhe punojnë me orar të plotë.

Nivelet e përgjithshme të hormoneve që ndërlidhen me stresin kronik janë vetëm 18% më të larta te nënat që kanë një fëmijë dhe punojnë me orar të plotë. Simptomat e stresit kronik përfshijnë irritim, ankth, depresion, dhimbje koke dhe pagjumësi.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top