Studim

June 23, 2018 | 13:06

Studim / Nëse harroni gjërat jeni më inteligjentë

Ka njerëz që i harrojnë shumë shpejt ngjarjet që ndodhin rreth e qark tyre, madje edhe bisedat që kanë bërë para disa kohësh. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Torontos, kujtesa luan një rol thelbësor përsa i përket inteligjencës dhe proceseve vendimmarrëse. 

Studimi ka treguar se memoria na ndihmon në vendime të vështira. Fakti që kemi harruar ngjyrën e syve të një ish-shoqeje të klasës nuk na bën hutaqë, por thjesht tregon se jemi persona selektivë dhe që dimë se cilat informacione duhet të jenë prioritare.

Jemi të ngarkuar me miliona informacione dhe për këtë arsye truri ynë zgjedh automatikisht të kujtojmë ato që na duken më të rëndësishme. Sipas studiuesve kjo është një veti e njerëzve inteligjentë, që nuk e ngarkojnë trurin e tyre me gjëra jo edhe aq të rëndësishme.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top