Studim

June 17, 2019 | 14:26

Studim / Nëse jeni mbi 40 vjeç, duhet të punoni vetëm 3 ditë në javë

Hulumtimet japoneze tregojnë se truri i 40-vjeçarëve funksionon më mirë nëse ul numrin e orëve të punës në 25 orë në javë…

Nëse keni kaluar moshën 40 vjeç, duhet punoni më pak: këto janë rezultatet e një studimi të kryer në Japoni, pas analizimit të aftësive njohëse të 3.000 burrave dhe 3.500 grave australiane. Rezultati ishte i qartë: kur kalon 25 orë punë në javë, truri i një 40-vjeçari fillon të jetë më pak efikas. Por kjo nuk do të thotë se pushimi absolut është i mirë: as të papunët nuk kanë arritur rezultate të larta.

Protagonistët e studimit iu nënshtruan një testi kognitiv nën presion dhe rezultati më i lartë u arrit nga ata që kishin punuar 25 orë në javë. Të papunët arritën rezultate nga 15 – 25% më të ulëta, të ndjekur nga ata që kishin punuar më shumë se 40 orë. Me sa duket, stresi, lodhja fizike dhe psikologjike kompromentojnë funksionalitetin e trurit: kjo do të thotë që për të shfrytëzuar plotësisht aftësitë njohëse të një personi, duhet të ruhet një ekuilibër mes punës dhe jetës private, me 3 ditë në javë në zyrë dhe pjesa tjetër e kohës të angazhuar në aktivitete të tjera.

Puna tre ditë në javë është një synim joreal: dhe stresi për dyzetvjeçarët e sotëm, një brez që quhet “sanduiç”, sepse është kapur mes kujdesit të fëmijëve që janë ende të rinj dhe atyre të prindërve që tashmë janë të moshuar, sigurisht që nuk mungon!

Për të ndihmuar trurin tuaj të shërohet nga përpjekjet prej 40 orësh (dhe më shumë) në javë në punës, ne rekomandojmë dy gota verë ose një copë çokollatë: ose, të paktën, bindeni shefin tuaj për të bërë një pushim për video-lojë në zyrë!

 

 

Burimi / www.supereva.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top