Mund të jeni ju ose shoqja juaj më e mirë që e gjeti dashurinë e jetës në programe online, por meqenëse ⅓ martesave në Amerikë tani fillojnë në internet, të dhënat e mëposhtëm ka të ngjarë të bëjnë një prej jush shumë të lumtur. Studiuesit kanë zbuluar se çiftet që takohen në internet zakonisht shijojnë një jetë më të mirë dashurie.
- Mënyrat konvencionale të takimit me një partner mund të nënkuptojnë më pak kohë së bashku.
Nga një buzëqeshje e ngrohtë dhe shtrëngim duarsh në një fotografi të profilit, gjërat kanë ndryshuar prej kohësh në botën e takimit. Mënyra se si njerëzit takojnë partnerë të mundshëm dhe fillojnë marrëdhëniet është bërë më e lehtë, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme.
- Takimi në internet lehtëson takimin me njerëz që duken ndryshe nga ne.
Gjetjet jo vetëm që zbulojnë se interneti mund të ketë siguruar më shumë stabilitet në këto marrëdhënie, por edhe më shumë larmi. Të dhënat zbuluan se pas shfaqjes së vendeve të takimit në internet, u rrit numri i martesave mes rracave të ndryshme. Në këtë mënyrë, interneti i ndihmon ata të lidhen me njerëz që duken ndryshe dhe lehtëson diversitetin brenda këtyre çifteve.
- Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim.
Këto gjetje mbështeten nga hulumtimet e mëparshme të bëra nga psikologu John T. Cacioppo, nga Universiteti i Çikagos. Ai vëzhgoi të dhënat dhe jetën e më shumë se 19,000 çifteve të martuar dhe arriti në përfundimin se ata që u takuan përmes një faqeje takimesh në internet, jo vetëm që ishin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre sesa çiftet e tjerë, por ishin gjithashtu më pak të prirur për të përfunduar në divorc.
- Tani njerëzit e përdorin takimin në internet si një mënyrë për të filluar një histori të vërtetë dashurie.
Falë zhdukjes së stigmës që rrethon takimin në internet, më shumë çifte mund të gëzojnë një jetë të qëndrueshme dhe të kënaqshme martesore. 15% e amerikanëve tashmë pranojnë se kanë provuar takime në internet dhe më shumë se 30% e martesave raportojnë se fillojnë historinë e tyre të dashurisë përmes një burimi dixhital.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.