Studim

August 3, 2019 | 8:22

Studim / Ngjyruesit dhe aditivët rrisin hiperaktivitetin e fëmijëve

Ngjyrat dhe aditivët mund të rrisin nivelin e hiperaktivitetit të fëmijëve, ka dëshmuar studimi i ri britanik i publikuar në revistën mjekësore The Lancet.

Aditivët u shtohen produkteve ushqimore për rritjen e kohëzgjatjes, shijes, pamjes apo ndryshimin e ngjyrës. Shkencëtarët nga University of Southampton kanë hulumtuar sjelljet e fëmijëve të cilët kanë konsumuar kokteje të aditivëve në ushqim apo edhe në lëng të zakonshëm të frutave.

Studimi i cili është ndërmarrë nga agjencia britanike për standarde ushqimore ka vërtetuar, rezultatet e studimeve të mëhershme të kryera me fëmijët të cilët vuajnë nga hiperaktiviteti, respektivisht ADHD-ja.

“Kemi dëshmuar që aditivët ndikojnë në hiperaktivitetin e fëmijëve mes moshave tri dhe tetë vjeçare”, kanë pohuar Jim Stevenson dhe kolegët e tij të studimit. “Në përgjithësi, fëmijët të cilët kanë konsumuar aditivë në një mesatare prej 10% u janë afruar definicionit të fëmijës hiperaktiv”, ka shtuar Stevenson. Hulumtimi është kryer me 153 fëmijë të moshës trevjeçare dhe 144 fëmijë të moshës tetëvjeçare.

Hiperaktiviteti ka të bëjë me vështirësitë në sjellje dhe në zhvillimin tipik që vihet re tek fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore, i cili karakterizohet nga problemet e vëmendjes dhe përqendrimit, si dhe të qenit shumë aktiv. Kjo vështirësi ndërhyn dukshëm në sjelljen e fëmijës dhe në aktivitetin e tij.

Një dietë e balancuar fruta-perime, drithëra dhe produkte të qumështit pa yndyrë, ku përfshihen mishi, peshku, bishtajoret, vezët dhe arrat është baza për rritjen e shëndetshme të çdo fëmije. Këtu përfshihen dhe fëmijët me ADHD. 

 

 

Burimi / https://telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top