Mirëqenie

February 15, 2018 | 9:56

Studim/ Ngrënia ngadalë ndihmon për rënien nga pesha

Procesi i të ngrënit ngadalë ka rëndësinë dhe përfitimet e veta si për metabolizmin tonë por dhe për shëndetin në përgjithësi. Një hulumtim i ri tregon një avantazh shumë të rëndësishëm për ata që i kushtojnë kohën e duhur ngrënies.

Studimi i fundit  japonez, i botuar në BMJ Open, zbulon se njerëzit që hanë ngadalë peshojnë më pak. Prandaj, ngadalësimi i shpejtësisë me të cilën konsumojmë ushqimin tonë, mund të ndihmojë në mbajtjen e peshës dhe largimin e obezitetit.

Hulumtuesit shqyrtuar të dhënat për rreth 60.000 njerëz me diabet tip 2 të monitoruar gjatë një periudhe prej gjashtë vjetësh. Ata u pyetën gjithashtu nëse e konsumonin darkën të paktën dy orë para se të shkonin në shtrat dhe nëse hanin mëngjes.

Duke krahasuar dhe analizuar të dhënat, u pa se probabiliteti i vuajtjes nga obeziteti ishte i lidhur me variabla të ndryshëm që lidhen me zakonet e të ngrënit. Në veçanti, shpejtësia me të cilën ata hanin kishte një efekt mjaft të rëndësishëm. Njerëzit që hanin në kushte normale ishin 29% më pak të rrezikuar të shëndosheshin, krahasuar me ata që hanin shpejt.

Gjithashtu, studiuesit vunë në dukje se njerëzit të cilët kishin ngadalësuar ritmin e tyre në tavolinë gjatë periudhës së studimit prireshin të humbnin peshë me kalimin e kohës. Këto rezultatet janë në përputhje me ato të studimeve të mëparshme që kanë treguar se njerëzit që hanë më shpejt kanë tendencë të peshojnë më shumë dhe të marrin më shumë kilogramë me kalimin e kohës.

Pra e rëndësishme është që jo vetëm të hamë, por edhe sesi e konsumojmë ushqim. Gjithashtu, të rëndësishme janë dhe vaktet, ata që hanë natën vonë dhe shkojnë në shtrat të ngrënë kanë një rrezik më të madh të vuajnë nga mbipesha.

Burimi /http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top