Studim

February 15, 2019 | 10:56

Studim / Nivelet e larta të plumbit zvogëlojnë inteligjencën

Shkencëtarët kanë zbuluar një korrelacion midis ekspozimit të plumbit dhe një reduktim të koeficientit të inteligjencës (IQ) së fëmijëve. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (Jama), në fakt, nivelet më të larta të plumbit në gjak në fëmijëri janë të lidhura me humbjen graduale të pikëve të IQ dhe rrjedhimisht ka më pak mundësi që të funksionojnë me sukses në moshë madhore. Shkurtimisht, ekspozimi ndaj plumbit zvogëlon inteligjencën.

Plumbi armiku i trurit

Për dekada me radhë, u shtua plumbi tetraetil në benzinë, një përbërës i aftë për të rritur fuqinë e motorit. Edhe pse për vite me radhë është përdorur vetëm benzinë pa plumb, për fat të keq ky kompleks, pasi bëhet i paqëndrueshëm me anë të shkarkimit të gazit, është depozituar në terren, duke vazhduar të përfaqësojë një rrezik për shëndetin.

Pasojat edhe pas shumë vitesh

Në SHBA, një grup studiuesish kanë mbikëqyrur më shumë se 565 fëmijë të lindur në mes 1972 dhe 1973 në Zelandën e Re, një nga vendet me nivelin më të lartë të plumbit në benzinë. Kjo mostër u vlerësua rregullisht për aftësitë njohëse deri në moshën e rritur.

Rezultatet vlerësojnë se niveli i plumbit në gjak ishte i barabartë me 10.99 mikrogramë (MCG) për decilitër gjaku: një vlerë shumë e lartë, kur sot konsiderohet “shqetësim” pragu 5 mikrogramë për decilitër.

U gjet gjithashtu se pjesëmarrësit të cilët kishin në gjak më shumë se 10 mikrogramë plumb për decilitër, mesatarisht, në moshën 38 vjeçare e kishin IQ 4.25 pikë më pak se kolegët e tyre të paekspozuar ndaj plumbit. Për çdo rritje prej 5 mcg plumbi në gjak, IQ i humbasin 1,5 pikë.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top