Sheqeri mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të një numri të madh të problemeve në shëndet nëse nuk e kontrollojmë shpesh. Një ndër sëmundjet që mund të shkaktojë niveli i sheqerit në gjak është demenca. Gjithashtu sheqeri në gjak mund të çojë në komplikime tw tjera, siç janë sytë, veshkat, nervat dhe zemra.
Duke u bazuar në studimet e Shoqatës së Alzheimerit, niveli i sheqerit në gjak mund të lidhet me sëmundjet e Alzhemerit dhe demenës. Demenca është sëmundje e cila dobëson funksionin e trurit. Alzhemeri është sëmundja më e shpeshtë e demencës. Lidhja mes diabetit dhe demencës është sepse diabeti dëmton venat e vogla të gjakut në tru, çka kontribuon në shfaqjen e demencës.
Është pikërisht diabeti ai që mund të çojë në reduktimin e rrjedhjes së gjakut në tru, e që mund të jetë një ndër faktorët e zhvillimit të sëmundjes së Alzhemerit.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.