Studim

January 24, 2019 | 10:23

Studim / Një gram shafran në ditë, përmirëson kujtesën afatshkurtër

Një studim i fundit, i cili është publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’, ka zbuluar se konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të çoj në përmirësime të memories afatshkurtër.

Për mijëra vite, kulturat anë e mbanë botës e kanë përdorur këtë erz të shijshme si mjekësi natyrale. Shafrani është gjithashtu një komponent në kuzhinën tradicionale aziatike dhe në sistemet mjekësore. Ngjyra unike e artë e shafranit vjen nga prezenca e curcuminoideve, ndërkaq curcumi është më i rëndësishmi prej tyre.

Në këtë studim të fundit australian, të rriturit mbi moshën 60-vjeçare kishin qenë të diagnostikuar me diabet por nuk kishin marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e tyre. Hulumtuesit kishin analizuar memorien e tyre, pasi diabeti lidhet me humbjen e kujtesës. Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët kishin zbuluar se kjo sasi modeste u kishte përmirësuar kujtesën personave.

Sipas një studimi të vitit 2009, ky përbërës shkakton ndryshime në tru dhe largon disa prej efekteve që shkakton sëmundja e Alzheimerit. Curcumi njihet për vetitë mjekësore dhe shëruese që ka, pasi është i mbushur me antioksidues dhe ofron veti shumë të fuqishme antipezmatuese.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top