Studim

February 6, 2019 | 9:27

Studim / Një qen në shtëpi bën mirë për shëndetin e fëmijëve

Shkencëtarët pohojnë se të kesh një kafshë në shtëpi është mjaft e mirë për shëndetin. Zvogëlon rrezikun e alergjive dhe sëmundjeve, veçanërisht tek fëmijët…

Shkencëtarët kanadezë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Dentristit të Universitetit Alberta zhvilluan një studim që theksonte se të kesh një kafshë, si një qen apo një mace, është e dobishme për shëndetin, veçanërisht për atë të fëmijëve.

Studimi, i botuar në revistën Microbiome, thekson aspektin fiziologjik të jetesës me një kafshë. Në veçanti, studiuesit vunë re se fëmijët që jetojnë me një qen ose një mace kanë një rrezik më të ulët të alergjive dhe në përgjithësi mbrojtje më të madhe nga sëmundja. Kjo është e vërtetë jo vetëm për fëmijët në një moshë të caktuar, por edhe për të sapolindurit, për të cilët, sipas shkencëtarëve, prania e një qeni apo mace lejon për fëmijët në muajt e parë të jetës, zhvillimin e një bakteri të lidhur me një rrezik më të ulët të alergjive dhe obezitetit.

Studimi

Për këtë studim u përfshi një mostër e fëmijëve që jetonin me kafshë shtëpiake. Janë analizuar feçet e gjithë pjesëmarrësve për të gjetur se cilat baktere ishin të pranishme. Analizat zbuluan praninë e disa baktereve të tilla si Ruminococcus dhe Oscillospira, të cilat ekspertët besojnë se mund ta mbrojnë të porsalindurin dhe të forcojnë sistemin imunitar. Këto baktere, edhe nëse në një mënyrë më të vogël, duket të jenë në gjendje të garantojnë përfitime të tjera në aspektin e shëndetit deri në moshën e rritur. Në fund të fundit, studiuesit besojnë se nuk ka arsye që një kafshë të mos strehohet në shtëpi nëse ka foshnja ose fëmijë.

 

Burimi / www.interagisco.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top