Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën “Health” konsumimi i një veze në ditë mban larg sëmundjet kardiovaskulare. Rezultatet e 400.000 njerëzve në Kinë treguan se veza është një nga produktet shtazore më me vlerë për trupin e njeriut.
Përgjithësisht sëmundje kardiovaskulare shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si pirja e duhanit dhe alkoolit, por më e rëndësishmja është dieta jo e shëndetshme. Studiuesit u shprehen se në të kaluarën, mjekët paralajmëronin pacientët të shmangnin konsumimin e vezës pasi ka sasi të lartë të kolesterolit, por të dhënat ekzistuese tregojnë se veza jo vetëm që është e shëndetshme, por ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
“Studimet e kaluara kanë qenë të kufizuara në një numër të vogël njerëzish dhe nuk janë të sakta”, tha Canqing Yu, profesor mjekësie në Universitetin e Pekinit.
Kjo ishte një ndër arsyet pse ai dhe kolegët e tij vendosën të kryenin një studim për sa i përket ndikimit të këtij produkti te organizmi i njerëzve. Ata nisën duke vëzhguar për nëntë vjet, rreth 416,213 pjesëmarrës të cilët nuk ishin diagnostikuar më parë me sëmundje kardiovaskulare apo diabet.
Më shumë se 58% e të rriturve duke filluar nga mosha 30 deri në 79 vjeç të cilët konsumuan një vezë në ditë, ishin më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Bazuar në rezultatet Yu tha se shprehjen “një mollë në ditë mban larg doktorin” duhet ta transformojmë “ një vezë në ditë mban larg sëmundjet kardiovaskulare”.
Sipas Caroline Richard, pedagoge në universitetin bujqësor të Edmondit thotë se proteinat e vezës ndikojnë në ndalimin e bllokimit të enëve të gjakut, kështu që është e këshillueshme, që të gjithë duhet të përcaktojnë një ditë të shëndetshme, ku në mëngjes veza të jetë produkti kryesor që konsumojnë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sëmundjet kardiovaskulare, shkaktojnë vdekjen e 17.7 milionë njerëz çdo vit dhe për këtë arsye studiuesit i përcaktojnë të dhënat tepër shpresëdhënëse për një shëndet më të mirë.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.