Studim

January 5, 2019 | 8:27

Studim / Njerëzit inteligjentë flenë vonë, flasin keq dhe janë të çrregullt

Kur mendojmë për njerëz inteligjentë, zakonet e mëposhtme vijnë automatikisht në mendje: organizimi, edukimi, formaliteti. Sidoqoftë, ky idealizim nuk është gjithmonë i vërtetë. Në fakt, një studim tregon saktësisht të kundërtën:

Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë në Kolegjin Marist dhe në Universitetin e Minesotës në Shtetet e Bashkuara tregon se nëse keni një zakon të fjetjes vonë, jeni pak i çrregullt dhe flisni keq, ka të ngjarë që IQ-ja juaj të jetë një nga më të lartat në rrethin tuaj shoqëror!

Një numër testesh u zhvilluan me shumë pjesëmarrës, duke përfshirë një që monitoroi sasinë e vulgaritetit që secili prej tyre tha gjatë një periudhe një minutëshe. Më pas ata i krahasuan këto të dhëna me rezultatet e marra me një test inteligjence. Rezultati i këtyre krahasimeve tregoi se sa më i lartë rezultati në test, aq më shumë flisnin vulgarisht.

Ata gjithashtu gjetën që njerëzit me IQ të lartë priren të qëndrojnë zgjuar shumë vonë dhe të jenë shumë më të çrregullt se njerëzit normalë.

Por është e rëndësishme të kujtojmë se këto rezultate nuk do të thotë se justifikojnë një jetë të çorganizuar, një fjalor të pistë dhe mosrespektues me njerëzit përreth. Ne duhet gjithmonë të bëjmë çmos për të qenë një person i balancuar me veten dhe me marrëdhëniet tona shoqërore.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top