Vetmia mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj mendor dhe fizik dhe mund të ndikojë edhe në kujtesën njohëse dhe jetëgjatësinë. Dhe më e keqja është se ky fenomen, është në rritje. Shumica e studimeve janë fokusuar në ndikimin negativ të vetmisë. Tani, studimet e reja sugjerojnë se sa më i mençur të jetë njeriu aq më pak i vetmuar ndihet, pavarësisht se sa lidhje sociale ka.
Për të ndihmuar në sqarimin e lidhjes mes urtësisë dhe aftësisë për të përballuar vetminë Dr. Dilip Jeste në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, së bashku me kolegët e tij, kryen një studim në të cilën ata gjetën se një njeri i zgjuar ndihet më pak i vetmuar. Duke marrë parasysh se sa e rrezikshme është vetmia dhe rritja e saj, studimi mbi fenomenin ishte mjaft i nevojshëm.
Kjo është arsyeja pse Jeste dhe kolegët kryen një studim mbi 340 persona për të mësuar më shumë rreth vetmisë dhe për të kuptuar nëse ka ndonjë gjë, që mund të mbrojë nga ajo. Vetmia u vu re në tre etapa të ndryshme të moshës. Duke përdorur një sërë instrumentesh të vlerësimit për të matur vetminë, shëndetin mendor dhe fizik, dhe urtësinë, Jeste dhe kolegët e tij ekzaminuan personat e marr në studim, moshat e të cilëve shkonin nga 27 vjeç deri në 101 vjeç.
Rezultatet nuk ishin inkurajuese. Rreth 76% e personave raportuan se ndiheshin të prekur disi nga vetmia e ashpër, dhe sa më i vetmuar që të ishte pjesëmarrësi, aq më shumë kishte gjasa që të përjetonte shëndet të dobët mendor dhe fizik dhe njohje të dobët. Studiuesit zbuluan gjithashtu një marrëdhënie të pazakontë mes vetmisë dhe moshës. Kishte tre periudha kryesore vetmie: Një në fund të të njëzetave, në mesin e pesëdhjetave dhe një në fund të moshës tetëdhjetëvjeçare.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.