Studim

February 6, 2019 | 12:19

Studim / Njerëzit me personalitet të errët pëlqejnë pije dhe ushqime të hidhëta

Dëshira e shtuar për ushqime dhe pije të hidhëta, tregon se ai person ka tendenca prej psikopati. Nëse një person thjeshtë pëlqen të pijë kafe dhe xhin me tonik, atëherë tregon se ka tendenca jo normale.

Studimi i bërë me njerëz që pëlqejnë shijen e hidhët, tregon se ata kanë prirje për sadizëm dhe narcizëm. Sipas kësaj, këta persona janë mashtrues dhe kujdesen vetëm për vetën, të pandjeshëm dhe vetjak, zemër ftohtë dhe kënaqen me dhimbjen e tjetrit.

Hulumtimi i bërë nga Universiteti Innsbruck në Austri, ka marrë në shqyrtim 1000 persona. Tek ata që kanë dëshirë për ushqime të hidhëta, është gjetur se kanë një lidhje të veçantë me veprimet dashakeqe.

Ushqimet e hidhëta përfshijnë, rrepkat, kafe, kakao e pa ëmbëlsuar dhe kinina në lëngun e tonikut.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top