Dekorimi për Krishtlindje është një gëzim që asgjë tjetër nuk ta fal, për këtë arsye ne ndjehemi të tunduar ta bëjmë atë sa më herët. Dhe, edhe pse njerëzit mund t’ju quajnë një “I fiksuar pas Krishtlindjes”, nuk ka asgjë të keqe të ngacmoheni për festën tuaj të preferuar. Në fakt, kjo ju bën vetëm më të lumtur se gjithçka tjetër.
Për njerëzit që e duan Krishtlindjen, kjo festë është padyshim koha më e bukur e vitit, kjo është arsyeja pse, sapo të fillojë sezoni i Krishtëlindjes, ata vrapojnë menjëherë të nxjerrin gjërat e preferuara nga kutia ku i kanë ruajtur. Ndërsa shumica e njerëzve i dekorojnë pemët e tyre më vonë, si gjatë javës së parë ose të dytë të dhjetorit, për disa, Krishtlindjet fillojnë menjëherë pas Halloween-it.
Dhe, nuk ka asgjë të keqe! Në fakt, sipas Steve McKeown, psikanalist i famshëm dhe themelues i MindFixers, njerëzit që fillojnë të bëjnë më herët zbukurimet për Krishtlindje janë më të lumtur se ata që nuk e bëjnë. Jo vetëm që dekoron një gëzim në vetvete, por gjithashtu ndihmon njerëzit të heqin stresin dhe ankthin, duke i afruar me kujtimet e tyre të fëmijërisë. Dhe, ka më shumë! Sipas një studimi të botuar në The Journal of Psychology Environment, është vërejtur se njerëzit që dekorojnë më herët shtëpitë e tyre janë më miqësorë dhe të afrueshëm.
Ekzistojnë edhe disa arsye më shumë pse është gjithmonë një ide e mirë të filloni të dekoroni herët. Në minutën e fundit, ju përfundoni duke nxituar dhe nuk keni shumë kohë për të lënë të lirë krijimtarinë tuaj. Duke dekoruar më herët, ju mund t’i shijoni ato më gjatë, të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj, të krijoni një sfond të këndshëm për letrat tuaja të Krishtlindjeve dhe të shmangni varjen e dritave përpara se të jetë shumë ftohtë. Dekorimi i hershëm është një situatë e favorshme, mos lejoni që të tjerët t’ju dekurajojnë.
Burimi / https://brightside.me/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.