Studim

January 8, 2019 | 13:09

Studim / Njerëzit që jetojnë jashtë vendlindjes e njohin më mirë veten dhe kanë më pak stres

Të jetoni jashtë vendlindjes është diçka që ju sjell shumë përfitime, duke përfshirë mundësinë për të vizituar vende të reja, takuar njerëz të ri dhe për të provuar gjëra të reja. Por, ndoshta përfitimi më i madh që mund ta keni nga jetesa jashtë vendit mund të jetë zbulimi i diçkaje të re për veten tuaj.

Sipas një studimi të ri nga universiteti Rice, në bashkëpunim me universitetin Kolumbia dhe atë të Karolinës Veriore, shpërngulja nga vendlindja rrit “qartësinë e konceptit për vetveten”, që nënkupton se ata të cilët jetojnë në një shtet të ri kanë tendenca të kenë një kuptim më të mirë të vetes së tyre.

Shkencëtarët kanë dalë në këtë përfundim pasi kanë kryer gjithsej gjashtë studime të ndryshme, përmes të cilave kanë anketuar 1,874 pjesëmarrës në SHBA dhe në programe ndërkombëtare. Anketimet kanë përfshirë persona që kanë jetuar jashtë vendlindjes dhe persona që kanë jetuar në vendin e tyre.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se ata që jetonin jashtë vendlindjes kishin reflektuar mbi vetveten në mënyra të ndryshme duke mësuar më shumë për kulturat e reja. Ekipi hulumtues ka theksuar edhe një thënie të filozofit gjerman Hermann von Keyserling, i cili kishte shkruar në librin e tij “The Travel Diary of a Philosopher” se “rruga më e shkurtër drejt vetvetes të çon rreth e rreth botës”.

Mbi të gjitha, hulumtuesit kanë thënë se përveç se duke jetuar jashtë vendit njerëzit kanë një kuptim të ri për veten e tyre, gjithashtu ata janë më të kënaqur me jetën, kanë më pak stres dhe janë më produktivë.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top