Sipas një studimi të fundit të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë rrit rrezikun për t’u prekur nga depresioni.
Studiuesit nga “University College London” zbuluan se adoleshentët që kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur ose para kompjuterit kanë një rrezik më të madh të zhvillimit të depresionit, në kohën kur arrijnë në moshë madhore.
Studimi shton se këta individë kanë një përqendrim të ulët dhe humor të keq.
Studiuesi kryesor, Aaron Kandola tha: Të dhënat tona tregojnë se të rinjtë që janë joaktivë përballen me një rrezik më të madh të depresionit nga mosha 18 vjeç. Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit e të gjitha moshave, të lëvizin më shumë dhe të ulen më pak, pasi bën mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Studiuesit sugjerojnë se nuk janë vetëm aktivitetet që janë të mira për shëndetin tonë mendor, por çdo lëvizje dhe pushim mund të zvogëlojë kohën që kalojmë ulur dhe kjo rezulton të jetë mjaft e dobishme.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.