Studim

October 4, 2019 | 9:05

Studim / Njerëzit që skuqen janë besnikë dhe bujarë

A jeni pjesë e atij grupi njerëzish që skuqen për gjëra të vogla? Jo keq, për shkencën jeni shumë më të besueshëm dhe bujarë. Një kompliment, një shaka apo një gjest i papritur. Duhen shumë pak për të bërë që faqet tuaja të kthehen të kuqe. Epo, pasi të keni lexuar këtë artikull do të jeni krenarë për këtë veçori që ndoshta nuk ju ka pëlqyer kurrë.

Një studim thotë se njerëzit që skuqen janë më të besuarit dhe bujarët

Charles Darwin, natyralisti dhe antropologu më i famshëm i njohur për teorinë e evolucionit, tha se njerëzit janë “specia e vetme që kanë aftësinë të skuqen”. Skuqja është një reagim i pavullnetshëm dhe fiziologjik ndaj një situate simptomatike që i bën njerëzit më të ndrojtur të pasigurt dhe të pakëndshëm.

Sidoqoftë, sipas disa studimeve shkencore, skuqja është e zakonshme edhe tek njerëzit më të besueshëm dhe bujar. Kur ndihemi të turpëruar ose të pakëndshëm, trupi ynë kryen një seri procesesh të ndryshme neurokimike që stimulojnë prodhimin e adrenalinës dhe përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Ndërsa qarkullimi i gjakut rritet, goditen enët sipërfaqësore dhe më pas faqet bëhen të kuqe. Kjo ndodh brenda disa sekondave përmes sistemit nervor simpatik. Dhe kjo do të thotë që procesi nuk mund të kontrollohet në mënyrë racionale ose të ndalet.

Shumë njerëz ndihen edhe më të turpëruar kur skuqen, por fakti është se skuqja është një reagim spontan dhe natyror që përcjell besim, ndjeshmëri dhe sinqeritet. Skuqja është gjithashtu një mesazh jo-verbal i pavullnetshëm që tërheq një partner të mundshëm sepse interpretohet si një emocion i këndshëm dhe një ndjenjë intimiteti. Për më tepër, faqet e kuqe janë shoqëruar gjithmonë me shëndetin, kështu që në të kaluarën gratë kanë patur tendencën ta ekzagjerojnë me tualetin në këtë zonë të fytyrës.

Rezultatet e një studimi të kohëve të fundit

Një sondazh i botuar në ‘Journal of Personality and Social Psychology’ ka studiuar sjelljen e rreth 60 studentëve të universitetit në tregimin e momenteve të tyre më të sikletshme. Rezultatet ishin të mahnitshme.

Ndër reagimet më elokuente, siç është mbulimi i fytyrës dhe ulja e syve, skuqja ka shkaktuar empatinë më të madhe mes studentëve dhe dëgjuesve, duke ndihmuar në shkrirjen e akullit dhe krijimin e një mjedisi të besueshëm. Pra, nëse jeni një person që skuqet lehtë, mos u turpëroni për këtë dhe mos u përpiqni ta shmangni. Me shumë mundësi, njerëzit do ta vlerësojnë këtë veçanti të tuajën.

 

Burimi / https://ognigiornomagazine.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top