Kur njerëzit mbushin 18 vjeç mendojnë se kanë arritur moshën madhore dhe janë të pjekur. Por, kjo teori tashmë është rrëzuar. Disa studiues të Universitetit të Cambridge pretendojnë se njerëzit nuk janë plotësisht të “pjekur” nëse nuk kanë arritur moshën 30-vjeçare.
Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo ndryshon në varësi të tipave të ndryshme të personave. Por gjetjet e këtij studimi mund të jenë problematike për shoqërinë. Që do të thotë se duhet të vihet në dyshim kufiri i moshës 18 vjeç në rastet e problemeve me ligjin.
Profesor Peter Jones i Universitetit të Cambridge, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Londër se duhet një përkufizim më i qartë për të bërë dallimin mes moshës së fëmijërisë dhe moshës së rritur.
Sa i përket përkufizimit ligjor të moshës madhore, ai shtoi se gjyqtarët me përvojë janë në gjendje që të dallojnë sjelljen e një të pandehuri 19-vjeçar dhe një krimineli “të thekur” rreth të 30-ve.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.