Studim

April 30, 2019 | 10:15

Studim / Obeziteti dëmton trurin

Obeziteti ndikon edhe në nivel cerebral. Rezulton se në ato raste kur përqindja dhjamore në trup është më e lartë, përkon me volum më të vogël të materies gri në tru. Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Universitetit “Leiden Medical Center” në Holandë që studimin e kanë publikuar në revistën mjekësore “Radiology”.

Gjithashtu edhe kërkime të mëparshme kanë vënë në dukje lidhjen mes mbipeshës dhe rritjes së rrezikut të prekjes nga sëmundjet e trurit, veçanërisht demencës, duke sugjeruar në këtë mënyrë ndryshime në tru.

Ekspertët kanë analizuar imazhet cerebrale të 12 mijë personave nga të dhënat e Bankës Biologjike në Mbretërinë e Bashkuar. Si përfundim ata theksojnë se mbipesha në të gjitha rastet që është verifikuar, ka përkuar me më pak sasi të materies gri në tru dhe problem në sistemin e lëvizjes.

 

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top