Studim

October 3, 2019 | 8:55

Studim / Obeziteti nuk ka të bëjë me mungesën e vullnetit

Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti. Nga vitit 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe, dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit.

Sipas studimit njerëzit që rrezikohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar gjenin, dhe që gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht.

Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë stres. Me kushtet e këqija ekonomike, edhe mundësitë për ushqim të shëndetshëm e për veprimtari fizike janë të kifizuara.

Sipas raportit, përvoja psikologjike luan gjithashtu një rol të madh. Gjysma e të rriturve që janë obezë, kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri. Ndërsa stresi që krijohet nga turpi i të qenit të shëndoshë bën që këta njerëz të hanë më shumë e të shëndoshen më shumë.

Psikologët thonë se gjuha me të cilën u drejtohen personave të shëndoshë gjithashtu duhet të ndryshojë. Në vend që të quhen persona obezë, duhet të quhen persona me obezitet.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top