Studim

May 2, 2020 | 8:18

Studim / Omega-3 lufton alzheimerin, astmën, depresionin dhe ankthin

Acidet yndyrore omega 3 janë substanca lipidike që i përkasin grupit të yndyrnave të pa ngopura. Llojet më të rëndësishme të omega 3 janë acidi eikosapentaenoik (AEP) dhe acidi dokozheksaenoik (ADH). Acidi Alfalinoleik është një lloj omega 3 i pranishëm në bimë.

Këto yndyrna ofrojnë shumë përfitime për trupin tonë, për shembull përsa i përket modulimit dhe shëndetit të përgjithshëm të zemrës.

Omega 3 gjendet në peshk: për shembull në ton, sardele, salmon, trofta, midhje dhe goca deti. Por ato gjenden gjithashtu në disa perime, të tilla si marule, soje, spinaq, luleshtrydhe, lakër, ananas, bajame dhe arra. Një mënyrë për të marrë këto acide yndyrore mund të jetë përmes shtojcave: për vite me radhë ka pasur shumë në treg.

Omega-3 lufton alzheimerin, astmën, depresionin dhe ankthin

Sipas disa studimeve të fundit, marrja e omega 3 duket se jep një seri të tërë përfitimesh.

Për shembull:

– ul nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit; parandalon formimin e trombit në arteriet dhe parandalon grumbullimin e trombociteve;

– ul presionin e gjakut; mbron nga sulmet në zemër; përmirëson fiziologjinë elektrike të zemrës, veçanërisht në lidhje me çdo problem që lidhet me ritmin e zemrës;

– sjell përfitime për sa i përket efikasitetit anti-inflamator, për shembull duke lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga sëmundje të tilla si artriti reumatoid;

– përmirëson biodisponibilitetin e disa vitaminave; mund të promovojë prodhimin e hormoneve;

– forcon sistemin imunitar, përmirëson funksionimin e neuroneve dhe lidhjeve neurokimike midis sinapseve;

– vepron si një faktor mbrojtës ndaj astmës dhe Alzheimerit, megjithëse mbetet të vlerësohet në çfarë mase dhe me çfarë perspektivash terapeutike në të ardhmen.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top