Studimi i kohëve të fundit në fushën e psikologjisë evolucioniste, sheh në pabesinë mashkullore një IQ të ulët! Kush është përgjegjës për këtë teori të mahnitshme?
Emri i tij është Satoshi Kanazawa dhe është specialist i psikologjisë zhvillimore në Shkollën Ekonomike të Londrës. Së bashku me ekipin e tij ai kreu një hulumtim shumë të veçantë në një mostër që përbëhej nga njerëz të moshave, kushteve sociale dhe arsimimi të ndryshme.
Siç është parashikuar, pabesia mund të përcaktohet nga faktorë të shumtë, por meshkujt, sipas psikologut, kanë një korrelacion shumë të theksuar me IQ. Duke bashkuar çështjen e besnikërisë ndaj natyrës njerëzore, Kanazawa thotë se studimi i tij tregon se besnikëria e njeriut është një përfaqësim i evolucionit të specieve tona.
Së bashku me ekipin e tij, Kanazawa analizoi dy sondazhe të mëdha duke u fokusuar në matjen e IQ dhe qëndrimin e mijëra adoleshentëve dhe të rriturve. Në fund ekipi arriti në përfundimin se burrat me IQ më të lartë e vlerësojnë besnikërinë si një nga shtyllat kryesore të një marrëdhënieje.
Teoria e profesor Kanazawa bazohet në supozimin se evolucioni njerëzor ka çuar në konceptimin e besnikërisë si një tipar dallimi, inteligjence, aftësish për zgjidhjen e problemeve, në krahasim me një vizion poligamik, tipik për shoqëritë më pak të zhvilluara. Studimi pohon se një marrëdhënie ekskluzive intime është e re dhe se më inteligjentët janë më të gatshëm për të adoptuar praktikat e sjelljes që favorizojnë evolucionin e specieve, sepse ata janë më pak të lidhur me rregullat e vjetra.
Kritikët janë përgjigjur, jo pa ndonjë arsye, se shoqëria e sotme ka tashmë karaktere të ndryshme plotësuese krahasuar me ato të disa dekadave të mëparshme dhe se koncepti i monogamisë, në vetvete, nuk ka të bëjë fare me vlerat e pastërtisë dhe sjelljes shembullore.
Në të vërtetë, duke pasur parasysh se profesori i shquar ka shqyrtuar trendet politike dhe qëndrimet rreth vlerave, duke theksuar se burrat me IQ më të lartë janë më liberal dhe me një vizion jete të përqendruar në vlerat materiale, disa dyshojnë në lidhje me besnikërinë e supozuar si një shenjë evolucionare sesa ligjore.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.