Pagjumësia mund të dëmtojë përgjithmonë ADN-ën dhe të rrisë rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët. Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë aftësinë e ADN-ës për të rimarrë veten, ndoshta duke sjellë dhe sëmundje gjenetike, sugjerojnë studimet.
Ky është studimi i parë i këtij lloji me të rriturit prandaj duhen bërë hulumtime të reja për këtë çështje.
Studimi u përqendrua tek mjekët, të cilët duhet të përshtatin orët e gjumit për shkak të punës së ndërrimit të natës. Shkencëtarët nuk e dinë ende përse mungesa e gjumit dëmton ADN-ën.
Sasia e rekomanduar për të fjetur gjumë është përgjithësisht shtatë orë në natë, por shumë prej mjekëve flinin pesë orë.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.