Pasiguria për vendin e punës ndikon aq shumë sa mund të ndryshojë personalitetin e njeriut. Gjithashtu shkakton ulje të theksuar të tolerancës ndaj stresit e ankthit, krijon luhatje emocionale dhe e bën njeriun të jetë më i ngurtë në marrëdhënie dhe situatat e krijuara në vendin e punës. Studimi është kryer nga Universiteti RMIT për Menaxhim dhe është publikuar në revistën shkencore ‘Psikologjia e Aplikuar’.
Pavarësisht se përgjithësisht mund të mendohet që kush ka pasiguri për vendin e punës, kjo gjë i ndikon në nxitjen e ambicies profesionale dhe rritjes së impenjimit, përkundrazi, ndodh e kundërta, thonë autorët e studimit.
Madje rezulton se ata që janë të ekspozuar në mënyrë kronike ndaj pasigurisë në punë, kanë probabilitet më të lartë për të reduktuar ndjeshëm sforcimet dhe evitojnë të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme e pozitive profesionale, pra humbet motivimi dhe rritet pakënaqësia.
Të gjitha këto krijojnë zemërim, mllefe dhe ndjenja negative, duke ndikuar negativisht tek njeriu që i përjeton, i cili i transmeton në të gjithë ambientin rrethues.
Burimi / KlanPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.