Një studim i ri ka analizuar pasojat që mund t’i sjellë trurit pagjumësia në ato raste kur privimi i gjumit është kronik. Eksperti Michele Bellesi, analizoi fillimisht trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.
Shkencëtarët duke përdorur softuerin me bllok-fytyrë, matën proceset e sinapseve dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Përmes qelizave astrocite të analizuara, studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi patën një shtim të këtyre qelizave. U vu re se qelizat astrocite filluan të dëmtojnë trurin.
Studiuesit sipas gjetjes së tyre arritën në përfundimin se gjumi luan një rol kryesor në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera. Nëse flini më pak sesa duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira. Këshilla e tyre është që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.