Studim

October 17, 2019 | 8:55

Studim / Pastrimi një orë në ditë zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme

Një ekip studimi ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarë britanikë dhe norvegjezë ka treguar se pastrimi i shtëpisë një orë në ditë ndihmon në uljen e ndjeshme të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Pastroni një orë në ditë për të parandaluar vdekjen e parakohshme

Larja e enëve, prerja e barit dhe fshirja e pluhurave mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme. Pastrimi i shtëpisë tuaj, në të vërtetë, ofron të njëjtat përfitime si aktivitetet e tjera fizike të moderuara. Kjo është thënë nga ekipi ndërkombëtar i kërkimit të Qendrës Kërkimore të Diabetit të Universitetit të Leicester (Mbretëria e Bashkuar) dhe Departamenti i Mjekësisë Sportive të Shkollës Norvegjeze të Shkencave Sportive në Oslo.

Pas analizimit të mbi 36,000 personave me një moshë mesatare prej 62.6 vjeç, ekipi i studimit arriti në përfundimin se njerëzit që kujdeseshin rregullisht për punët e shtëpisë dhe ata që bënin çdo ditë një shëtitje të shpejtë gëzonin shëndet më të mirë krahasuar me të tjerët dhe përveç kësaj ata rrezikuan më shumë vdekjen e parakohshme. Njerëzit më aktivë mund të zvogëlojnë me 66% rrezikun e vdekjes së hershme. Nga ana tjetër, ata që kalojnë 9.5 orë ulur në ditë (një ditë pune) rrisin shanset e rrezikut.

Duke pasur parasysh rezultatet, bërja e punëve të shtëpisë është e mirë për shëndetin tuaj. Prandaj filloni të kujdeseni për të me një buzëqeshje, do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë.

 

 

Burimi / https://www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top