Studim

December 6, 2018 | 13:50

Studim / Përdorimi i barnave kundër infeksioneve në shtatzëni, rrit me 50% rrezikun e abortit

Infeksionet maja, apo të njohura në gjuhën popullore si “afte”, janë mjaft të shpeshta në muajt e parë të shtatzënësisë. Por, trajtimi i tyre me barna, del të jetë i rrezikshëm, në fazat e hershme të shtatzënësisë.

Gjatë 17 viteve, mjekët në Danimarkë kanë trajtuar 1.4 milion raste të shtatzënësisë, kur nënat janë trajtuar me flikonazoli – medikament për trajtimin e kërpudhave është gjetur se gjysma e shtatzënave që kanë marrë barna, kanë qenë më të prira të abortojnë, se sa ato që nuk kanë marrë barna.

Megjithëse, nga të dyja grupet, ka pasur nga 10% gra, që kanë dështuar në shtatzënësi, hulumtuesit kërkojnë që mjekët të mos përshkruajnë barna për këtë rast, së paku në fazat e hershme.

Në hulumtim nuk janë gjetur të dhëna se këto barna të bëjnë keq, por besohet se konsumi i tyre, mund të ketë efekte anësore. Infeksionet vagjinale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale.

Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vagjinal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top