Pajisjet teknologjike duket se nuk shkaktojnë probleme vetëm për shikimin dhe qëndrimin, por edhe për kockat e njeriut. Një studim i ri tregon se celularët krijojnë disa “thumba” në kocka, të bazuara në kafkë, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm.
Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t’i shohim tek njerëzit tullacë. Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, të cilët japin detaje rreth këtij fenomeni.
Ata skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupmoshat 18-86 vjeç. Autori kryesor i studimit, Dr. David Shahar tha: “Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë”.
Doktori sugjeroi se arsyeja përse “thumbat” mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke parë poshtë.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.