Shumë kripë në tryezë dërrmon kockat tona nga brenda, duke i mbushur ato me vrima. Një grup studiuesish australianë në Baker Heart dhe Instituti i Diabetes në Sydney, thonë se një dietë me shumë kripë, përveçse shkakton hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare, mund të ketë të tjera efekte negative në shëndet.
Kockat me vrima
Për 12 javë, studiuesit analizuan efektet, përveç hipertensionit, të një diete të pasur me kripë tek minjtë: atyre u jepej 12 gramë kripë në ditë, shuma e konsumuar nga shumica e popullsisë. Në fund rezultoi që minjtë kishin sisteme imune aktive dhe një numër të tepërt të qelizave të bardha të gjakut të prodhuara nga qelizat burimore “rebele” në shpretkë. Hulumtuesit pastaj shqyrtuan kockat ku qelizat burimore qëndrojnë: për habinë e tyre ata gjetën plot vrima. Kjo ndodh pasi qelizat e sistemit imunitar rriten në numër, për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të larta të kripës, e cila kishte gërryer indet e kockave.
Mendimi i ekspertëve
Autorët e hulumtimit thonë se “kockat nuk janë të forta. Ato përbëhen nga një skelet i qelizave kockore dhe qelizave burimore që kanë për detyrë prodhimin e qelizave të reja për gjakun. Kur qelizat imune fillojnë të gërryejnë kockat, qelizat burimore përhapen lirisht. Pra, ato fillojnë prodhimin e shumë qelizave të bardha të gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët e gjakut dhe të ngrenë presionin e gjakut”. Ky proces mund të shpjegojë pse një dietë me shumë kripë shkakton sulme në zemër.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.