Fëmijët që përdorin telefonat apo tabletat shtatë orë ose edhe më shumë gjatë ditës po tregojnë shenja se lëkura e tyre e trurit po tkurret para kohe. Gjetjet tregojnë se fëmijët janë në rrezik të përkeqësimit të funksionit të kujtesës, aftësive të perceptimit dhe aftësive njohëse, sipas një studimi të madh amerikan. Studimi prej 300 milionë dollarësh financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe tregon rezultatet e efekteve të teknologjisë mbi fëmijët.
Studiuesit bënë zbulimet e hershme duke analizuar trurin e 4,500 fëmijëve. Ndërsa tani shkencëtarët janë në proces të ndjekjes së më shumë se 11,000 mijë fëmijë të moshave nëntë deri në dhjetë vjeç gjatë një dekade. Qëllimi i studimit, i quajtur Zhvillimi Kognitiv i Trurit të Adoleshentëve, po përpiqet të tregojë se si koha e qëndrimit para ekranit ndikon në zhvillimin emocional dhe në shëndetin mendor.
Studiuesit gjithashtu përcaktuan se fëmijët që shpenzojnë më shumë se dy orë në kohë çdo ditë në smartphone apo tableta shënojnë rezultate më të ulëta në testimin e të menduarit dhe të gjuhës. Lëkura e trurit është shtresa më e jashtme e indit nervor që përpunon informacionin nga bota fizike. Ajo është kritike për funksionet kognitive siç janë perceptimi, gjuha, kujtesa dhe ndërgjegjja, të cilat bien në pleqëri.
Megjithëse dallimi ishte i rëndësishëm te pjesëmarrësit që shpenzuan më pak kohë duke përdorur pajisje smartphone, drejtori i studimit paralajmëroi se ende nuk mund të flasin për një konkluzion përfundimtar. Studiuesit nuk janë plotësisht të sigurt se kjo tkurrje po shkaktohet nga përdorimi në rritje i teknologjisë moderne.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.