Sipas një hulumtimi të ri, perimet e gjelbra na mbrojnë nga kanceri i zorrëve. Kur treten këto perime, aktivizohet një proteinë që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon sëmundjen e zorrës së trashë.
Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR) riparon qelizat e dëmtuara të zorrëve, të cilat nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndën ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse.
Sipas studimit, qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, gjë që mund të çojë në kancer të zorrëve.
Autori i studimit, doktor Gitta Stockinger nga Instituti Francis Crick në Londër, tha: “Këto përfundime janë një arsye optimizmi. Faktorët gjenetikë nuk mund të ndryshohen, por ne mund t’i zbusim rreziqet për këtë lloj kanceri, duke konsumuar një dietë me shumë perime”.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.