Studim

October 29, 2018 | 13:15

Studim / Perimetri i belit përcaktues i jetëgjatësisë

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë më shumë të rrezikuar ndaj problemeve serioze shëndetësore. Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata me peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga OBSH tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite më pak jetë meshkujve dhe pesë  grave. Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër beli përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50% më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra. Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80% më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. Ky i fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin. Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.

A e dini kufirin e belit tuaj?

Ja se si ta matni atë. Gjeni kockën e legenit tuaj në ije, vendosni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj. Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë. Lëshoni frymën dhe lexoni matjen. Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon. Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.

Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

 

Burimi /AgroWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top