Përkujdesja e nënave mund të modifikojë ADN-në, ky ishte rezultati i një eksperimenti të zhvilluar mbi kaviet, ku tregohet se në trurin e këlyshëve që lihen pas dore nga nënat grumbullohet një numër më i lartë çiftesh gjenesh “balerinë” në gjendje të riprodhohen dhe të lëvizin nga njëra pikë në tjetrën.
Ky zbulim mund të ndihmojë që, tek njeriu, të kuptohen probleme të lidhura me depresionin dhe skizofreninë.
I publikuar në revistën shkencore “Science”, ky rezultat vjen falë një kërkimi të koordinuar nga Tracy Bedrosian, e Insitutit amerikan për Studime Biologjike.
“Pas zbulimit të fundit ku vërtetohet se ndotja ndikon në ADN, ky eksperiment është një konfirmim i ri, ku tregohet se si një pjesë e kodit gjenetik është shumë më i ndjeshëm, nga sa mendohej, ndaj influencave të mjedisit”, deklaroi gjenetisti Giuseppe Novelli, rektor i universitetit të Romës, “Tor Vergata”.
Për të zbuluar impaktin që ka përkujdesja e nënave me këto ndryshime, u zhvilluar një eksperiment tek minjtë.
Duke analizuar ADN-në e një pjese të trurit, hipokampit, e përfshirë në emocionet dhe që anomalitë e së cilës janë të lidhura me çrregullime psikiatrike, u vu re se në ADN-në e të vegjëlve të përkëdhelur kishte më pak sekuenca gjenetike të ndryshuara.
Ndërsa tek këlyshët e lënë pas dore kishte më shumë, ndoshta sepse këta janë më të stresuar dhe kjo ndikon më shumë në replikimin e gjeneve.
Burimi / https://ata.gov.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.