Studim

November 1, 2019 | 9:30

Studim / Përqafimi i grave një herë në ditë forcon imunitetin e tyre

Studimet shkencore kanë dëshmuar se femrat duhet të përqafohen sa më shpesh që është e mundur. Përqafimi liron kimikalet pozitive në tru të cilat ju bëjnë të ndiheni të dashur e të sigurt. Veç kësaj, përqafimi zvogëlon edhe shtypjen e gjakut.

Duke rritur nivelet e hormonit të dashurisë, oksitoksinës, përqafimi krijon edhe efekte tjera fitimprurëse për shëndetin e zemrës. Sipas ekspertëve, një përqafim në ditë e mban doktorin larg duke forcuar sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm.

Përqafimi nga i dashuri apo burri ndihmon edhe në lirimin e dopaminës dhe serotoninës, gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Pavarësisht se ndiheni e pikëlluar, e vetmuar apo çfarëdo emocioni tjetër, përqafimi ka aftësinë t’jua rritë disponimin.

Këto janë vetëm disa prej efekteve pozitive të përqafimit, ku ekspertët bëjnë të ditur se ka edhe shumë përfitime tjera andaj edhe ju inkurajojnë të përqafoheni më shpesh.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top