Studim

October 29, 2019 | 8:45

Studim / Personat që punojnë me orar të zgjatur janë më të rrezikuar të preken nga rënia e flokëve

Lajm i keq për personat e dhënë pas karrierës dhe që u pëlqejnë flokët e gjata. Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që punojnë më gjatë se 52 orë në javë janë dyfish më të prirë të mbesin pa flokë.

Kjo është në rregull sepse shumica punojnë vetëm 40 orë në javë – ose të paktën për kaq orë e kanë kontratën – por në shtetet e tjera, si Koreja e Jugut, është mjaft e zakonshme që të punojnë më gjatë. Kjo është arsyeja pse studimi e ka ndërlidhur orarin e stërzgjatur me rënie të flokëve, duke marrë rezultatet nga analizat me 13,000 meshkuj.

Logjika prapa kësaj është e thjeshtë: Stresi shkakton ndryshime në nivelet e hormoneve në zona të caktuara të trupit, duke përfshirë skalpin. Kur stresoheni, ndryshimi hormonal mund të “pushtojë” gjëndrat e flokëve në skalp. Kështu, edhe nga hulumtimet e mëhershme kemi mësuar se stresi nxit sistemin tonë imunitar që të sulmojë gjëndrat e flokëve.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top