Studim

August 27, 2018 | 11:57

Studim / Pesticidet në shtatzëni ndikojnë në lindjen e fëmijëve autik

Ekspozimi i nënës shtatzënë ndaj insekticideve rrezikon që të lind fëmijë autik. Një studim i fundit i Universitetit të Kolumbias mbi pesticidet dhe fëmijët ka arritur në këtë konkluzion.

Janë marrë në shqyrtim dhe ndjekur mbi një milion shtatzëni nga viti 1987-2005 dhe ka rezultuar se ekziston vërtet një lidhje statistikore e pranisë së substancave së insekticideve në gjakun e nënave dhe mundësisë së shfaqjes së autizmit tek fëmijët.

Ka rezultuar se nënat që kishin qenë të ekspozuara më tepër ndaj këtyre substancave të dëmshme, kishin 32 % rrezik për të lindur fëmijë autikë. Kërkimi nuk thotë se ai është faktori i shqetësimeve të spektrit të autizmit, por është faktori i parë që dallohet të ketë lidhje dhe ndikim në shfaqjen e tij.

Kryesisht bëhet fjalë për insekticidet DDt, që aktualisht në pjesën më të madhe të botës, është janë ndaluar. Por kjo gamë ilaçesh kundër insekteve, duket se kanë ndikim edhe në shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda si tumoret apo problemet në zhvillimin cerebral të fëmijëve në fëmijëri.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top