Këshilla & Arsye

August 7, 2018 | 14:33

Studim / Pjata e zbukuruara i bëjnë të vegjlit të hanë më shumë perime

Pjatat e dizenjuara me fotografi të ndryshme, i bëjnë fëmijët e vegjël të hanë më shumë perime gjatë vakteve. Gjithçka u vërtetua pas publikimit të një letre kërkimore ditën e hënë në revistën “Jama Pediatrics”. Këto tabaka, të cilat shërbejnë për të ngrënë drekën, kanë treguar rezultate të ngjashme tek fëmijët e shkollave fillore. Studiuesit thonë se kjo mund të jetë vetëm një hap për t’i nxitur fëmijët drejt konsumit të vakteve të shëndetshme.

2

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme në jetën e fëmijëve për të provuar frutat dhe perimet”, tha autorja e këtij raporti, Emily Melnick, kandidate e doktoraturës në shkencat shëndetësore dhe të sjelljes, në Universitetin e Kolorados Denver.

Gjatë ditëve kur fëmijët përdorën pjata me figura të dizenjuara, ata shërbyen mesatarisht rreth 14 gram më shumë perime në ditë dhe konsumuan vaktet rreth 7.5 gram më shumë, sesa kur përdorin pjatat e zakonshme ishin të bardha.

Sidoqoftë, Roseanne Lesack, psikologe e sjelljes së fëmijëve që mbikëqyr një Klinikë të Çrregullimeve e të Ushqyerit në Universitetin “Nova Southeastern” në Florida, vuri në dukje se kjo “nuk cilësohet si diçka e jashtëzakonshme, por ky studim duhet të vihet në funksionim”, shpjegoi ajo për CNN. “Kultura e ushqimit në Amerikë nuk është mjaft e zhvilluar për sa i përket integrimit automatik e ushqimeve të shëndetshme”, tha Lesak, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë hulumtim. “Prindërit janë me të vërtetë të stresuar se çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë”.

Fëmijët e moshave 4 deri në 8 vjeç duhet të hanë afërsisht nga  1 ½ gota perime çdo ditë, ndoshta më shumë në varësi të aktivitetit të tyre fizik, sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, MyPlate nga e cila u vendos në një bazë më të qëndrueshme në lidhje me projektin e përdorur në studim.

Lesak, një nënë dhe një vegjetariane, tha se ekspozimi i ushqimeve të shëndetshëm tek fëmijët dhe vendosja se “çfarë lloj kulture ushqimore mund të krijoni në shtëpinë tuaj” mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme që prindërit bëjnë për të arritur një zakon më të shëndetshëm e të ushqyerit tek fëmijët e tyre.

Studimi i vogël i Melnick vëzhgoi 235 fëmijë të shkollave parashkollorë në Arvada të Kolorados, me një moshë mesatare prej 3.8 vitesh.

Rritja kryesore e fëmijëve që hanë perime ndodhi gjatë një dite, kur menyja e fëmijëve përmbante tranguj dhe karota, por jo fruta. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët nuk hanë mjaftueshëm fruta me pjatën e dizajnuar, nga ku raporti shpjegon se kjo mund të ketë një “efekt të lartë”.  Një raport i mëparshëm i CDC tregoi se fëmijët nuk po hanin fruta të mjaftueshme dhe perime në mes të viteve 2003 dhe 2010, duke pasur një rritje të konsumimit të frutave gjatë asaj kohe.

1Studimet kanë treguar se nëse përdorni një taktikë më të mirë të marketingut, kjo mund të rrisë gjasat e fëmijëve për të konsumuar mjaft perime gjatë drekës. Një tjetër studim i botuar javën e kaluar sugjeroi që presioni i ngrënëseve mund të mos ketë “asnjë efekt të mirë, në ngrënieje ose në peshë në këtë popullsi”, tha autori i studimit, pediatri Dr. Julie Lumeng, një profesor kërkimor në Qendrën e Universitetit të Miçiganit Rritja dhe Zhvillimi Njerëzor.

Melnick gjithashtu ka punuar në më shumë programe afatgjata të edukimit të ushqimit në shkolla. Megjithatë, këto programe njëvjeçare janë më shumë kohë dhe punë-intensive sesa studimi, vuri në dukje ajo. “Është me të vërtetë interesante të shihet se diçka e thjeshtë siç mund të jetë futja pjatave të dizajnuara mund të ketë ndikim të madh në modelet e konsumit të fëmijëve”, tha ajo.

Përgatiti Ada Xhagolli /TvSCAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top