Studim

December 11, 2018 | 14:45

Studim / Plotësimi i fjalëkryqeve e bën trurin më të mprehtë

Zgjidhja e fjalëkryqeve apo enigmave Sudoku përgjatë jetës ndoshta nuk jua ngadalëson plakjen mendore, por këto aktivitete përmirësojnë aftësinë mendore në atë mënyrë që kur truri fillon të përkeqësohet, e fillon këtë proces nga një pikë më e lartë e aftësive kognitive.

Ekspertët për një kohë të gjatë kanë besuar në teorinë neurologjike “përdore ose humbe” – e cila sugjeron se njerëzit që kanë punë komplekse ose zgjidhin enigma intelektuale që e ngacmojnë trurin janë të mbrojtur nga përkeqësimet mendore që vijnë me moshën.

Ata kanë besuar se ushtrimi i trurit përgjatë tërë jetës e zvogëlon shpejtësinë me të cilën truri përkeqësohet në moshë të shtyrë. Por tani, shkencëtarët nga universiteti Aberdeen thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Pas eksperimenteve me qindra persona për 15 vjet, të cilëve u kishin testuar aftësitë mendore përgjatë kësaj periudhe, shkencëtarët kanë zbuluar se ata që ishin angazhuar në aktivitete stimuluese për trurin kishin pasur një aftësi më të lartë mendore në fillim të studimit – por nuk ka pasur dallim në shpejtësinë se sa shpejt është përkeqësuar truri përgjatë 15 vjetëve të ardhshme.

Pra, shkencëtarët, duke shkruar për ‘British Medical Journal’, kanë thënë se këto rezultate tregojnë se aktivitetet e tilla nuk e parandalojnë përkeqësimin e trurit, por thjesht caktojnë një pikë më të lartë nga e cila truri fillon të përkeqësohet.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top