Portokajtë ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme për shëndetin e syve, zorrëve dhe stomakut, por ata ndihmojnë edhe për largimin e toksinave nga trupi. Ata përmbajnë më shumë se 170 fitonutrientë të ndryshëm dhe më shumë se 60 flavonoide të ndryshëm, shumë prej të cilave kanë veti anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe anti-oksiduese.
Këto komponime parandalojnë mpiksjen e gjakut. Kombinimi i antioksiduesve dhe flavonoideve e bën portokallin një nga frutat më të shëndetshëm. Është plot me vitaminë C, e cila shoqërohet me një ulje të rrezikut nga kancer të ndryshëm, ndihmon në luftimin e dëmtimit të ADN-së nga radikalët e lirë dhe është e shkëlqyeshme kundër viruseve.
Portokalli përmban përbërësin e quajtur liminoid, i cili zvogëlon rrezikun e kancerit të gojës, lëkurës, mushkërive, gjinjve, stomakut dhe zorrës së trashë. Gjithashtu, nën lëvoren e portokallit gjendet sinofrina, një përbërës që zvogëlon prodhimin e kolesterolit në mëlçi, ndërsa antioksiduesit ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Flavonoidet dhe vitamina C mbrojnë shëndetin e të gjithë sistemit kardiovaskular dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet kanë treguar që flavonoidi hesperidin i portokallit ul ndjeshëm presionin e lartë të gjakut
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.