Studim

January 31, 2019 | 13:31

Studim / Problemet me dhëmbët ndikojnë në shëndetin mendor

Lani dhëmbët rregullisht, pastrojini me fill dentar dhe shkoni shpesh te dentisti. Pse? Sigurisht që të shpëtoni veten nga prishja e dhëmbëve, të shmangni dhimbjet e sikletshme dhe të ruani buzëqeshjen e bukur.

Një studim i ri zbulon se një lloj bakteri i quajtur Porphyromonas gingivalis, që është i lidhur me paradontitin, është gjetur në trurin e pacientëve me sëmundjen Alzheimer. Parodontiti është një formë e avancuar e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve.

Autorët e studimit vërejnë se ky infeksion gjithashtu nxit prodhimin e  Amyloid Beta, proteina që grumbullohen së bashku dhe janë shenjë dalluese e sëmundjes Alzheimer. Së fundmi, ata zbuluan se toksinat e lëshuara ishin të pranishme në qelizat e trurit të atyre qw vuanin nga  Alzheimer. Në thelb, Alzheimer mund të jetë, pjesërisht, një lloj i infeksionit të trurit.

Fakti që shkencëtarët kanë ilaçe premtuese për këtë problem gjithashtu tregon për diçka shumë të thjeshtë që mund të bëni në shtëpi: Kujdesuni për dhëmbët tuaj të bardhë. Hulumtime të tjera tregojnë se individët e moshuar që kanë pësuar humbje të dhëmbëve kanë më shumë gjasa të kenë gjithashtu dëmtime të lehta të memories.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top