Fëmijët e grave shtatzëna me para-eklampsi, diabet, ose duhanpirësve janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e zemrës që kur janë në barkun e nënës së tyre. Sëmundja e zemrës vret një në tre persona, shkruajnë shkencëtarët në revistën PLOS Biology.
Është pranuar gjerësisht se gjenet tona ndërveprojnë me zakonet tona të jetesës – të tilla si obeziteti ose pirja e duhanit, këto janë dy faktorët kryesorë që rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por studimi i ri i financuar nga The British Heart Foundation, tregon se ky rrezik mund të përcaktohet përpara se të lindim. Për të përcaktuar nëse ky rrezik mund të shmangët, studiuesit kryen një eksperiment me delet, duke i mbyllur në një dhomë më oksigjen të reduktuar dhe duke iu dhënë vitaminë C, gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë Vitamina C ndihmon në hollimin e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut.
‘Delet dhe njerëzit ndajnë pika të ngjashme zhvillimi në anatominë dhe fiziologjinë kardiovaskulare’, shkruajnë autorët. Nga periudha e fundit e shtatzënisë delet kishin enë të ngushta të gjakut, të cilat shkaktuan hipertension. Kjo tregon se oksigjeni i ulët kufizonte rritjen e qengjave dhe shkaktoi ‘stres të brendshëm’. Studiuesit zbuluan se vitamina C ndihmon disi në rritjen e furnizimit me oksigjen në placentë, por është relativisht joefektive. Sidoqoftë, shkencëtarët besojnë se studimi i tyre ofron prova se antioksiduesit mund të ndihmojnë tensionin e ulët.
Hulumtuesit vënë theksin se duhen marrë masa për të parandaluar sëmundjet e zemrës që në mitër, në vend që të gjenden trajtime për këtë sëmundje. “Zbulimet tona theksojnë se kur merren parasysh strategjitë për të zvogëluar barrën e përgjithshme të sëmundjeve të zemrës, kërkohet një vëmendje më e madhe ndaj parandalimit dhe jo trajtimit,” thotë Profesor Dino A Giussani.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.