Nëse edhe ju jeni ndër ata persona që përdorni kravatë çdo ditë, pasi ta lexoni këtë me siguri do të mendoheni mirë. Është zbuluar se mbajtja e kravatës shkakton probleme me qarkullimin e gjakut në tru.
Edhe për ata që punojnë në zyra ku zhvillojnë shumë takime dhe kollarja parashikohet në kodin e veshjes, mirë është që mos ta mbajnë me orë të zgjatura.
Kravata ul performancën tuaj pasi ushtron presion te venat, e për pasojë sjell probleme me qarkullimin e gjakut në tru.
Nga eksperimentet e kryera, rezulton se meshkujt që mbajnë kravatë kanë qarkullim gjaku 7.5 % më të ulët. Ky rezultat është arritur pas skanimit të quajtur MRI.
Edhe pse ky ndikim në qarkullimin e gjakut nuk sjell pasoja të dukshme, është i mjaftueshëm për të ulur aftësitë kognitive.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.